Në M&Sillosi, vizioni ynë është që të jemi të njohur në vend por edhe në Evropë nga konsumatorët, komunitetet dhe njerëzit. Ne gjithmonë e bëjmë të pamundurën për t’u ofruar vlerat më të larta të produkteve dhe prodhimit të M&Sillosit..

M&Sillosi

Na ndiqni në:
+383 (0) 29 633 733
Title Image

Blog

M&Sillosi në shërbim të avancimit profesional të studentëve dhe stafit akademik të UMIB-it

Fabrika e prodhimit të miellit “M&Sillosi” në Xërxë do të ofroj në dispozicion të studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore (FTU) në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), të gjitha kapacitetet që ka në shërbim të avancimit të tyre profesional. Me qëllim të konkretizimit të fushave me interes dy palësh, të enjten u nënshkrua edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet rektorit të UMIB-it, prof.dr. Alush Musaj dhe drejtorit ekzekutiv të M&Sillosi, Naser Pavata.

Rektori Musaj, i cili gjatë vizitës në këtë fabrikë shoqërohej edhe nga zyrtari i Qendrës për Zhvillim të Karrierës, Alban Fazliu, falënderoi drejtorin Pavata për mundësitë që ka ofruar për studentët dhe stafin akademik të FTU-së. “Suksesi i [email protected] në tregun kosovar patjetër që do të përkthehet në sukses edhe për studentët tanë, të cilët do të zhvillojnë hulumtimet e tyre shkencore në këtë fabrikë”, tha rektori.

Ndërsa, drejtori Pavata, vlerësoi gatishmërinë e drejtuesve të UMIB-it për të krijuar raporte bashkëpunimi me kompani të ndryshme në të mirë të studentëve. “Në jemi në dispozicion të studentëve dhe stafit tuaj akademik, për të gjitha projektet e tyre hulumtuese, duke ofruar përvojën dhe teknologjinë tonë”, tha  ai.

U potencua se qëllimi i këtij bashkëpunimi është mbështetja dhe bashkërendimi i aktiviteteve në mes të të dy palëve, duke promovuar përpjekjet e përbashkëta në sferën e avancimit të çështjeve me interes reciprok. Në këtë kontekst, do bashkërendohen aktivitetet për afirmimin e çështjeve aktuale në fushën e avancimit të jetës akademike dhe profesionale.

Ndër pikat kyçe që parashihen në kuadër të marrëveshjes janë bashkëpunimit në zhvillimin e moduleve dhe programeve të ndryshme të studimit, bashkëpunimi dhe ndihma teknike që iu jepet studentëve në realizimin e punimeve të seminarit dhe në punimin e diplomave në të gjitha nivelet e studimit e të cilat kanë të bëjnë me çështje teknike të M&Sillosi ose zgjedhjen e problemeve të caktuara praktike etj.