Në M&Sillosi, vizioni ynë është që të jemi të njohur në vend por edhe në Evropë nga konsumatorët, komunitetet dhe njerëzit. Ne gjithmonë e bëjmë të pamundurën për t’u ofruar vlerat më të larta të produkteve dhe prodhimit të M&Sillosit..

M&Sillosi

Na ndiqni në:
+383 (0) 29 633 733
Title Image

Blog

Recetë: Pite me kungulleshka

Përbërësit:

  • 1 kungulleshkë,
  • 1 kos (200gr),
  • pak djathë të freskët, të grirë,
  • 3 vezë,
  • 150-160 gr miell FINNESA,
  • Pak kripë,
  • 100 gr djathë kaçkavall,
  • Pak pluhur për pjekje.

Përgatitja:

Kungulleshkën e pastrojmë dhe e grijmë në rende. Kriposeni pak dhe e lini të qëndrojë të lëshojë lëngun e vet.
Më pas kullojmë kungulleshkat, shtojmë vezët, djathin, kosin, miellin e përzier me pluhurin për pjekje dhe sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak kripë.
Masa duhet të jetë trashësi e mesme, pra varësisht sa keni mundur të kulloni kungulleshkat, mund të shtojmë dhe pak miell.
Masën e hedhim në kallep të lyer ose mbuluar me letër për pjekje.
Përsipër hedhim kaçkavallin e grirë në rende dhe pjekim në furrën e parangrohur në 200 gradë për 35-40 minuta.
E servirim të ngrohtë me kos sipër ose sipas dëshirës.