Në M&Sillosi, vizioni ynë është që të jemi të njohur në vend por edhe në Evropë nga konsumatorët, komunitetet dhe njerëzit. Ne gjithmonë e bëjmë të pamundurën për t’u ofruar vlerat më të larta të produkteve dhe prodhimit të M&Sillosit..

M&Sillosi

Na ndiqni në:
+383 (0) 29 633 733
Title Image

Blog

Bukë nga kungulleshkat

Përbërësit

  • 3 gota miell FINNESA
  • 1 lugë të qajit kripë
  • 1 lugë të qajit sodë bikarboni
  • 1 lugë të qajit pluhur për pjekje
  • 3 lugë të qajit kanellë
  • 3 vezë
  • 1 filgjan vaj
  • 3 lugë të ekstraktit të vaniljes
  • 1 filgjan sheqer të bardhë
  • 2 gota kungull të njomë (kungullesha) të grier
  • 1 gotë arra të griera

Udhëzimet

Tepsinë e tavës apo qelqit e lyeni me buter apo vaj sipas dëshirës dhe më pas i hedhim miell përmbi. Ngroheni furrën në 150°C. Në një enë të thellë e hedhim miellin, sodën bikarbone, pluhurin për pjekje (pecivën,) dhe kanellën së bashku dhe e përziejm mirë. Në një enë tjeter të thellë i tundim vezët dhe i shtojmë vajin, ekstraktin e vaniljes dhe sheqerin. Dhe i shtojmë përzierjen paraprake me miellit. E hedhim edhe kungullin e njomë të grier ( kungulleshën) së bashku me arrat e griera. E përziejm mirë derisa të formohet masë e rregullt dhe e hedhim masën në tavë. E lëmë të piqet për 40 deri në 60 minuta. E lëmë të ftohet për 20 minuta në tavë. Pastaj e largojmë nga tepsia dhe e lëmë të ftohet komplet. Mbetja nga buka mund të ngrihet dhe të ri përdoret sipas nevojës. Ju bëftë mirë!