Në M&Sillosi, vizioni ynë është që të jemi të njohur në vend por edhe në Evropë nga konsumatorët, komunitetet dhe njerëzit. Ne gjithmonë e bëjmë të pamundurën për t’u ofruar vlerat më të larta të produkteve dhe prodhimit të M&Sillosit..

M&Sillosi

Na ndiqni në:
Title Image

Prodhimi

M&Sillosi

FABRIKA E MIELLIT M&SILLOSI

Produkti ynë Mielli nuk ndodh rastësisht të jetë kaq i mirë. Është rezultat i kujdesit në detaje, konsistencës gjatë prodhimit dhe dëshirës sonë që të sigurojmë se çdo njëri nga ju do e ketë përvojën më të mirë të mundshme gjatë gatimit.

Mielli i cili përdoret për gatim, kryesisht prodhohet nga gruri merkantil. Lloji apo Tipi i miellit i cili përdoret gjatë gatimit është esencial për ta bërë produktin final të mirë. Llojet e ndryshme të miellit janë të përshtatshëm për gatime të ndryshme dhe se të gjitha tipet e miellërave janë të ndryshëm dhe dallojne nga njëri tjetri. Ju nuk mund të kaloni nga një lloj i miellit në tjetrin pa pasoja të cilat mund ta shkatërrojne recetën tuaj të gatimit. Për të arritë suksesin e plotë gjatë gatimit, është shumë me rëndësi të dini se cili tip i miellit është më i përshtatshëm për ta kryer punën tuaj me sukses!

Pikërisht për shkak të këtyre arsyeve, M&Sillosi ka zhvilluar për juve një gamë të gjerë të produkteve të miellit duke angazhuar staff profesional, teknologji të fundit në këtë industri si dhe aplikimin e standardeve me të larta të sigurisë dhe kualitetit gjatë procesit të prodhimit gjithnjë duke u kujdesur se produktet e prodhuara ju mundësojnë përdoruesve të produkteve tona të kryejnë me sukses gatimin dhe që produkti i juaj final të jetë pikërisht ai i cili dëshironi të keni sipas recepturës tuaj.

MISIONI

Misioni ynë është fokusi për të kuptuar nevojat për miell të konsumatorëve tanë.  Sigurimi i ekspertizës së kapitalit njerëzor, inovacionit dhe atë të burimeve të teknologjisë për ti krijuar dhe prodhuar produkte me standarde më të larta ndërkombëtare.

VIZIONI

Vizioni ynë është që të jemi të njohur nga konsumatorët në vend dhe jashtë tijë si kompani e cila ofron vlerat më të larta të produkteve dhe prodhimit të M&Sillosit.

Përgjegjësia Sociale

M&Sillosi, ne përpiqemi të arrijmë standarde të larta të përgjegjësisë sociale. Për më shumë, ne gjithmonë kemi besuar dhe besojmë në rëndësinë e ndërtimit të një kompanie të madhe e të qëndrueshme me produkte dhe shërbime të ndryshme inovative të cilët sigurojnë mirëqenje për të gjithë.

Çertifikimet dhe Marrëveshjet

M&Sillosi dhe FDA (USA)

M&Sillosi ka arritë të regjistrohet me Administratën e Ushqimit dhe të Barnave në Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FDA) për të eksportuar miell në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në përputhje me Aktin Federal të Ushqimit dhe Barnave të SHBA-s.

M&Sillosi dhe KFC (USA)

M&Sillosi ka zhvilluar marrëdhënie me Chicken Fried FKentucky (KFC). Kusht për këtë bashkëpunim ka qenë përmbushja e të gjitha standardeve të nevojshme për të hyrë në sistemin YUM! rrjet në mbarë botën. Standardet e nevojshme për tu bashkuar këtijë rrjeti janë: Çertifikimi me sistemin e Sigurisë Ushqimore FSCC 22000 (skema e çertifikimit për sistemet e ushqimit dhe sigurisë duke përfshirë ISO 22000: 2005, ISO / TS 22002-1: 2009 dhe kërkesat shtesë FSSC 22000. Gjithashtu, janë kryer testime specifike të miellit derisa është arritur specifikimi i kërkuar nga standardi YUM;

M&Sillosi dhe YUM

M&Sillosi është i regjistruar dhe është furnitor i aprovuar me sistemin “YUM Furnitor përcjellja për vlerësim dhe njohje (Starnet), një mjet unik që lehtëson menaxhimin marrëdhënieve mes YUM brendeve, furnitorëve dhe auditorëve për YUM! Grupi Shërbimet e Restoraneve. YUM në mbarë botën, operon me brendet TacoBell, KFC, Pizza Hut dhe WingStreet;

M&Sillosi Eksport në EU

M&Sillosi gjithashtu në bazë të këtyre çertifikimeve eksporton produktet e saja në disa vende të tjera, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: Gjermani, Zvicër, Suedi, Belgjikë, Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Austri, Shqipërë dhe Mal i Zi;

M&Sillosi furnizon misionin e OKB-së

M&Sillosi furnizon me miell Misionin e OKB-së Minusca, Bangui, Republika e Afrikës Qendrore, Misioni i OKB-së Minusma;

M&Sillosi Çertifikohet me FSSC 22000

M&Sillosi ka arritë të Çertifikohet në bazë të Sistemit të Sigurisë së Ushqimit (FSSC 22000) në kategorinë “përpunimi i prdoukteve në ambient stabil” nga ana e TÜV NORD i cili është lider në botë në testimin dhe çertifikimin e produkteve dhe sistemeve dhe është i akredituar nga DAkkS Gjerman (Deutsche Akkreditierungsstelle);

M&Sillosi Çertifikohet me IFS

M&Sillosi ka arritë të Çertifikohet me International Featured Standard (IFS) në kategorinë “Produkte nga Gruri, Drithërat, Furra Industriale dhe Pastiçeri” për disa përdorime dhe përdorimi i metodave të sigurta gjatë prodhimit të miellit nga grurit në thasë të letrës” poashtu nga TÜV NORD i cili është lider në botë në testimin dhe çertifikimin e produkteve dhe sistemeve dhe është i akredituar nga DAkkS Gjerman (Deutsche Akkreditierungsstelle);

M&Sillosi Çertifikohet me BRC

Çertifikimi me Standardin Ndërkombëtar për Sigurinë Ushqimore (BRC) në kategorinë “Produkte të thata dhe përmbajtja e tyre” nga përpunimi i grurit dhe paketimi i tyre” poashtu nga TÜV NORD i cili është lider në botë në testimin dhe çertifikimin e produkteve dhe sistemeve dhe është i akredituar nga DAkkS Gjerman (Deutsche Akkreditierungsstelle);

M&Sillosi dhe DAK

MS Laboratory është i akredituar në bazë të ISO standardit 17025 si Laborator Testues i grurit, miellit dhe krundeve. Akreditimi është kryer nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit të  Kosovë (DAK). Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit të Kosovës (DAK) është i vetmi Trup Kombëtar i Akreditimit, i njohur me ligj, për të vlerësuar në përputhje me standardet ndërkombëtare kompetencën teknike të Trupave të Vlerësimit të Konformitetit.